Telegrafi

Huawei lanson laptop të ngjashëm me MacBook, me çmim tre herë më të lirë (Foto)

Në përpjekje që të rivalizojë me Apple, Huawei i ka lansuar tre laptop të ngjashëm me MacBook, që kanë çmim tre herë më të lirë.

Gjiganti kinez i telekomunikimit, i prezantoi këto tri produkte në Mobile World Congress në Barcelonë, krahas telefonit të parë të palosshëm, transmeton Telegrafi.

Derisa MateBook 13 dhe MateBook 14, janë më pak të kompletuara, MateBook X-Pro është shumë më i fuqishëm.

Prezantimi bëhet pas shitjeve të mëdha që ka pasur Huawei gjatë vitit të kaluar, si dhe dyshimeve të shteteve perëndimore, se në këto pajisje ka edhe përgjues që mbledhin të dhëna për shtetin kinez.

Sa i përket formatit në përgjithësi dhe madhësisë së ekranit, modelet e para janë shumë të ngjashme me MacBook të Apple, por me çmime më të lira.

Më i liri, që thuhet se është i dedikuar për profesionistët e rinj, është MateBook 13 që kushton 1,170 dollarë, derisa më i liri MacBook është 1,600 dollarë. Për MateBook 14, duhet paguar 1,300 dollarë.

Në kongresin spanjoll, u prezantua edhe MateBook X-Pro, që ka pësuar përditësime të mëdha në gjeneratën e dytë, duke bërë që të kushto 1,800 dollarë.

Modeli X-Pro, e ka mundësinë që të lidhet me telefonin e fundit nga Huawei dhe të punojë së bashku në shumë programe. /Telegrafi/