Site icon Telegrafi

I huaji rrëmben taksinë në autostradën Tiranë-Durrës, e arrestojnë në Elbasan

Një shtetas i huaj është bërë protagonist i një ngjarje të pazakontë, ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se 27-vjeçari ka rrëmbyer një taxi, në momentin kur shoferi me të cilin po lëvizte, ka zbritur për ta ndihmuar me bagazhet.

“Ditën e sotme, në autostradë, përballë një qendre tregtare, shtetasi i huaj A. R., 27 vjeç, ka marrë një taxi tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin L. C. Në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, shtetasi A. R., ka marrë mjetin dhe është larguar”, njofton policia.

Uniformat blu kanë nisur menjëherë një operacion për ndalimin e tij dhe pasi është lokalizuar në qytetin e Elbasanit, është vënë në pranga.

27-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim, pasi ditën e djeshme, më datë 20.10.2024, dyshohet se ka vjedhur një automjet në një servis në rrugën Vorë-Marikaj.

Ai është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të të dyja ngjarjeve.

Exit mobile version