Dy dyqane të reja online janë prezentuar së fundmi në treg; Google ka lansuar dyqanin e aplikacioneve për orët e mençura të titulluar Android Wear 2.0 ndërsa HTC ka prezantuar dyqanin Viveport, për pajisjen e realitetit virtual, HTC Vive.
Dyqanet e aplikacioneve janë pjesë esenciale e secilit ekosistem të aplikacioneve duke iu mundësuar zhvilluesve të kenë një platformë të vetme për t’u lejuar përdoruesve të gjejnë përmbajtjen e dëshiruar.
Google ka shfaqur dyqanin e aplikacioneve për pajisjet Android Ëear bëhet e ditur nga një post në blogun e Android. Kjo platformë do të mundësojë gjetjen dhe instalimin e aplikacioneve direkt në pajisje.
Në ndërkohë, HTC ka lansuar dyqanin Viveport për aplikacione të realitetit virtual në mbarë botën, bën të ditur VentureBeat. Viveport do të jetë e specializuar për aplikacionet e pajisjes Vive mirëpo do të jetë e hapur edhe për programe dhe përmbajtje nga platformat e tjera.
Për më shumë, HTC nuk do të nxisë zhvilluesit e aplikacioneve të vendosin aplikacionet e tyre ekskluzivisht në Viveport. Viveport do të jetë pjesë e tregut në rritje të dyqaneve online për realitet virtual si ato të Oculus, Valve dhe Samsung.