Site icon Telegrafi

Haradinaj: S’ka emërime të reja të zëvendësministrave, janë riemërime

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate, sqaron publikun e gjerë sa i përket shkrimeve në disa medie të vendit, për emërime të reja të zëvendësministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për ri-emërime, konkretisht për dy zëvendësime nga partneri i koalicionit Nisma për Kosovën.

Lexo po ashtu Kosova në grevë, Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, është liruar nga detyra e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, ndërsa në këtë pozitë është emëruar zëvendësministër Çerkin Dukolli, i cili në të njëjtën kohë është liruar nga detyra si zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në të cilën Ministri në vend të tij është emëruar zëvendësministër Besnik Berisha.

Për më tepër, të bashkëngjitur i gjeni vendimet për secilin lirim nga detyra dhe emërim në këto detyra.

Exit mobile version