Zv. ndihmës sekretari amerikan, Bryan Hoyt Yee, porosit liderët që të sanojnë dëmin e shkaktuar nga vendimi i kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Hoyt Yee, ky hap duhet të bëhet i qartë, gjithpërfshirës, pa hamendje, si edhe sa më shpejtë që të jetë e mundur. Nëse liderët e shfuqizojnë pjesërisht vendimin për falje, atëherë kjo do të thotë se rritet ndjenja ndaj mosndëshkimit në shtet dhe ndaj mungesës së përgjegjësisë.
Hoyt Yee thekson se përgjegjësia nënkupton edhe mbështetje të plotë për të gjitha institucionet që kanë për obligim zbatimin e sundimit të ligjit, përfshirë edhe PSP-në, e cila merret me sqarimin e rasteve që dalin nga përgjimet./Telegrafi/