Telegrafi

Hoyt Yee – Jolevski: Zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe të besueshme

Ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski po qëndron në një vizitë pune në SHBA, ku është takuar me zv. ndihmës sekretarin amerikan, Brian Hoyt Yee, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit kanë folur për gjendjen e tanishme politike në vend dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e ministrisë resore, SHBA-të janë të interesuar që Maqedonia të bëhet, sa më shpejtë, anëtare e NATO-së dhe BE-së, ndërkaq mbështetja e SHBA-ve do të vazhdojë nëse zgjedhjet do të jenë korrekte dhe të besueshme./Telegrafi/