Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka thënë se nuk është i sigurt nëse coronavirusi u bë në laboratorë apo është mesazh nga Zoti. Megjithatë ai thotë se anon nga kjo e dyta.
Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se sëmundja e coronavirusit nuk është aq e rëndë sa e ka “tutën e madhe”.
Ai ka thënë se sëmundjet paraprake si ajo e murtajës kanë qenë shumë më të rënda se kjo që është tani.
Hoxha ka thënë se megjithatë jeta e njeriut është më e rëndësishme se mbyllja e xhamive.
“Jeta e njeriut është edhe më e rëndësishme nëse rrëzohet Qabja”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Krasniqi thotë se për mendimin e tij kjo sëmundje është më shumë mesazh i Zotit për njerëzimin se ndonjë prodhim laboratorik i njeriut.
“Zoti ka dashur të dërgojë një mesazh të qartë njerëzimit pasi këta të fundit kanë marrë rolin e tjetërkujt në tokë. Njeriu aq shumë është rebeluar sa që mendon se është krijues”.
Hoxha thotë se zullumi dhe padrejtësitë në tokë janë shtuar më shumë se asnjëherë më parë./Telegrafi/