Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Zgjedhja e ish-spiunit rus si raportues për Kosovë, do të ishte goditje e rëndë ndaj vlerave të KE-së

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar duke thënë se zgjedhja e ish-spiunit rus, Alexey Kondratyev si raportues për Kosovë në Këshillin Evropian, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave dhe mandatit të KE-së.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se zgjedhja e duhur e kësaj pozite është shumë e rëndësishme për Ballkanin.

Lexo po ashtu Shoqëria civile, letër publike Këshillit të Evropës, kundërshtohet kandidatura e ushtarakut rus për raportues të KE-së për Kosovën

“Sot, Këshilli Evropian mund të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për Ballkanin. Të zgjedhësh një agjent të GRU’së në një pozitë të tillë, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Edhe shoqëria civile i kanë dërguar letër Këshillit Evropian, duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexey Kondratyev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

OSHC-të e nënshkruara konsiderojnë se Kondratiev nuk është personi i duhur për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në përputhje me vlerat e Këshillit të Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version