Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Vuçiqi në Kosovë me udhërrëfyes të Millosheviqit

Krerët e shtetit kanë reaguar, pas vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj i ka quajtur lojëra të rrezikshme veprimet e Vuçiqit, pasi sipas tij, në Kosovë ka ardhur me libër udhërrëfyesin e Millosheviqit.

Përmes një postimi në Twitter , Hoxhaj, ka kërkuar nga BE-ja që ta dënojë menjëherë një politikë të tillë.

“Vuçiqi po luan lojëra të rrezikshme kur në Kosovë vjen me libër-udhërrëfyesin e Millosheviqit. Serbia po rikthehet në të kaluarën e saj të errët dhe BE-ja duhet të dënojë menjëherë një politikë të tillë. Kjo vizitë e vë në dyshim rolin e BE-së në dialog, nëse ajo po bëhet nga lehtësues në pengues të saj”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndryshe, sot gjatë ditës, pavarësisht vendimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që t’i revokojë lejen presidentit serb që të vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, Vuçiq ka tentuar të shkojë, duke u ndaluar kështu nga qytetarët, të cilët kanë bllokuar rrugët kryesore, përcjell Telegrafi.

Exit mobile version