Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Vrasja Soleimanit, fitore e demokracisë kundër të keqes

Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, ka shkruar në Twitter pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani nga forcat amerikane në Irak.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se Kosova mbështet mikun dhe aleatin amerikan në luftën e tyre kundër terroristëve dhe ekstremistëve të dhunshëm si Soleimani.

Lexo po ashtu Thaçi përkrah aksionet e Amerikës në Lindjen e Mesme

Ai ka thënë se vrasja e gjeneralit Qasem Soleimani nga forcat amerikane në Irak është një fitore e demokracisë kundër të keqes.

“Qëndrojmë të fortë me mikun dhe aleatin tonë amerikan në luftën e tyre kundër terroristëve dhe ekstremistëve të dhunshëm si Soleimani. Kjo është një fitore e demokracisë kundër të keqes.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Twitter, njofton Telegrafi.

Exit mobile version