Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Votimi i shteteve në OKB për Srebrenicën alarm për Kosovën

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj  ka thënë se, duke parë mënyrën se si votuan shtetet në OKB për të mbështetur dhe kundërshtuar Rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë, është kambanë alarmi edhe për Kosovën.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka shkruar se kjo tregon se ne jetojmë në një botë të zvogluar, ku historia po rishkruhet dhe ku kohës dhe hapësirës po u ndryshon kuptimi.

“Një botë e përcaktuar vetëm nga interesat, pa asnjë parim dhe vlerë! Me izolimin e plotë dhe me kërcënimet në rritje ndaj Kosovës, vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin, me një plan të qartë dhe një veprim të guximshëm! Vetëm një qeveri properëndimore e ripozicionon shtetin tonë drejt, si në raportet me aleatët strategjikë, si përballë armiqve strategjikë të saj, Serbia e Rusia e shumë të tjerë në botë!”, ka shkruar Hoxhaj./Telegrafi/

Exit mobile version