Telegrafi

Hoxhaj: Vendimi i KSHC-së për mos akreditim të universiteteve i nxituar dhe i papranueshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e Universiteteve Publike të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, është i nxituar dhe aspak i pranueshëm.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se themelimi i këtyre universiteteve ka qenë sfidë dhe assesi nuk do t’u mohohet e drejta të rinjve që të studiojnë aty.

Lexo po ashtu ORCA: Nuk do të mbyllen universitetet e Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës

Ai ka thënë se Qeveria është e vetëdijshme për sfidat që ka arsimi publik, përfshirë edhe këto universitete, por ka shtuar se nuk mund të merret vendim për mbylljen e tërësishme të regjistrimit.

Lexo po ashtu Bytyqi: Vendimet për mos akreditim të universiteteve presim të adresohen në Qeveri

Postimi i plotë i Hoxhajt:

“Është i nxituar dhe aspak i pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos lejimin e regjistrimit të studentëve të rinjë në Universitetet Publike të Prizrenit, atë të Pejës dhe Mitrovicës. Ka qenë sfidë e vërtetë themelimi i tyre vite më parë dhe asesi nuk do t’u mohohet e drejta të rinjve për të studiuar në këto universitete. Megjithëse ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që ka arsimi publik, përfshirë edhe këto universitete, nuk mund të merret vendim për mbylljen e tërësishme të regjistrimit. Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të funksionalizuar këto universitete, ashtu sikurse do të kërkoj gjithnjë cilësi dhe kushte më të mira”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Lexo po ashtu ORCA porosit Haradinajn: Kryeministër, larg duart nga akreditimi i universiteteve