Telegrafi

Hoxhaj uron Merkel për mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë

Anglea Merkel ka fituar për herë të katërt postin e kancelares gjermane.

Gati 6 muaj pasi vendi mbajti zgjedhjet që prodhuan një shumicë të reduktuar, Merkel u konfirmua nga parlamenti si udhëheqësja e Qeverisë së re.

Lidhur me këtë zvëndëskryeministri Enver Hoxhaj, ka uruar kancelaren Merkel për marrjen e sërishme të këtij posti.

Lexo po ashtu Merkel fiton mandatin e katërt të kancelares së Gjermanisë

Hoxhaj ka thënë se zgjedhja për herë të katërt e Angela Merkel kancelare e Gjermanisë, është lajm i mirë për Gjermaninë, për BE-në por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën.

” Zgjedhja për herë të katërt e Angela Merkel kancelare e Gjermanisë, është lajm i mirë për Gjermaninë, për BE-në por edhe për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Mbështetja e kancelares Merkel për procesin e integrimit evropian të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetike, për çka i jemi shumë mirënjohës. Mandat të mbarë kancelares dhe qeverisë së re të Gjermanisë”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/