Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Do të kërkojmë përkrahjen e Listës Serbe për demarkacion nëse deputetët shqiptarë nuk e votojnë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se është fakt i pamohueshëm që kundërshtimi i LDK-së dhe i Vetëvendosjes për vendet e rezervuara ka penguar formimin e ushtrisë.

“Edhe LDK-ja edhe Vetëvendosje nuk kanë qenë të gatshme të përmbyllin një proces të formimit të ushtrisë me vendet e rezervuara të cilat në vitin 2018 kur ne po bisedojmë kishin qenë histori. Është fakt, është fakt, ne mund të debatojmë, por ka të dhëna publike. Nuk ka ndodhur një takim në ambasadë qysh e bëtë sot veten aktorë të skenës ndërkombëtare, por ka deklarata publike”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj po ashtu ka folur edhe për çështjen e ratifikimit të demarkacionit, duke theksuar se nëse deputetët shqiptarë nuk e votojnë, ata do ta kërkojnë përkrahjen nga Lista Serbe.

“Nëse nuk e votojnë deputetët shqiptarë, ne do ta kërkojmë mbështetjen e Listës Serbe. Për tri ditët e ardhshëm nëse vijnë në Kuvend me ratifikim të marrëveshjes ju ftoj të gjithë ta votojmë”, ka thënë Hoxhaj në foltoren e Kuvendit. /Telegrafi/

Exit mobile version