Site icon Telegrafi

Hoxhaj i reagon Qeverisë Kurti: Vendimi për uljen e shtesave për pensionistët, skandaloz dhe i papranueshëm

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët.

Hoxhaj ka thënë se ky vendim është sakandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës.

Lexo po ashtu Qeveria zvogëlon shtesën prej 30 euro për pensionistët, nuk preket pensioni bazë

“Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infermierët që po luftojnë me pandeminë. Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai më tej ka theksuar se se pritja nga Qeveria për t’ua lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare.

“Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version