Site icon Telegrafi

Hoxhaj i reagon Kurtit: Çfarë ngadhnjimi qesharak i diplomacisë dhe çfarë mjerimi politik

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për përqendrimin e tij në arritjet e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës në vend të objektivave më të gjera të politikës së jashtme.

Sipas Hoxhajt, anëtarësimi i këtij Asociacioni si anëtare vëzhguese në Këshillin e Arkitektëve të Evropës është një arritje që i përket arkitektëve të Kosovës dhe nuk duhet të paraqitet si sukses i administratës qeveritare.

Hoxhaj ka thënë se, në vend të lajmeve për bashkimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës në Këshillin e Arkitektëve të Evropës, do të ishte më domethënëse të raportohej për arritje në sfera si statusi i kandidatit të BE-së, partneriteti me NATO-n, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, apo në organizata të tjera ndërkombëtare.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës theksoi mungesën e arritjeve të dukshme në këto fusha nga Qeveria Kurti, duke e quajtur këtë një mjerim politik dhe një ngadhnjim qesharak të diplomacisë së Kosovës.

Exit mobile version