Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Qëndrimi i Kurtit për ndarjen e normalizimit nga integrimi evropian, çlirim për Serbinë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar kryeministrit Kurti për qëndrimin e tij për ndarjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë nga integrimi evropian. Hoxhaj ka thënë se kjo i shërben Serbisë, sepse ia mundëson asaj anëtarësimin në BE, pa e njohur Kosovën dhe pa marrëveshje obligative ligjore në dialog.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se qëndrimi i kryeministrit për të ndarë normalizimin nga integrimi evropian nuk i shërben Kosovës, por është çlirim i Serbisë.

“‘Duhet të ndahet procesi i anëtarësimit të Kosovës në BE nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë’ – paska thënë Kurti! Qëndrimi i kryeministrit për të ndarë normalizimin nga integrimi evropian nuk i shërben Kosovës, por është çlirim i Serbisë nga kushtëzimi evropian dhe në interes të Serbisë që ia mundëson asaj që edhe pa marrëveshje obligative ligjore dhe pa njohje të ndërsjellë, të mund të anëtarësohet në BE!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version