Site icon Telegrafi

Hoxhaj për sulmin ndaj Çitakut: Akt i papranueshëm që dëmton Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, nga një aktiviste politike sikurse u prezantua e cila propagandonte në mënyrën më të turpshme kundër shtetit të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët kudo që janë jashtë Kosovës, të shprehin edhe pakënaqësitë e tyre në mënyrë të civilizuar por gjithnjë duke pasur parasysh interesat e shtetit të Kosovës.

“Sulmi i tillë i ulët, përderisa Ambasadorja Çitaku po e përfaqësonte shtetin e Kosovës, në një bashkëbisedim me Ambasadorin Christopher Hill në një nga universitetet më prestigjioze amerikane, është sulm jo vetëm ndaj një përfaqësuesi të shtetit sikurse Ambasadorja Çitaku por edhe ndaj institucioneve shtetërore dhe vetë imazhit të vendit tonë”, ka thënë Hoxhaj.

Sulmi ndaj një përfaqësuesit diplomatik i akredituar në një vend mik sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i papranueshëm dhe i dënueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version