Site icon Telegrafi

Hoxhaj për raportin e KE-së: Ka një rikonfirmim që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar publikimin e raportit të progresit për vitin 2019 për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Evropian.

Hoxhaj ka thënë se raporti i BE-së për Kosovën për vitin 2019, njeh progresin e shënuar nga ana e Kosovës në shumë procese reformuese në funksion të forcimit të shtetit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Raporti i KE-së për Kosovën, nuk përmendet heqja e vizave - kërkohet largimi i taksës

Tutje ai ka theksuar se është posaçërisht e rëndësishme që ka një rikonfirmim që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave për hyrje në zonën Schengen.

Hoxhaj ka thënë se është koha e fundit që BE-ja të lëvizë në drejtim të sigurimit të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Ai ka shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar për adresimin e sfidave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version