Site icon Telegrafi

Hoxhaj pas refuzimit të Malit të Zi për t’i sjellë ushtarët në Kosovë: ‘Srpski Svet’ po bëhet kërcënim për orientimin euroatlantik të rajonit

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar pas refuzimit të Malit të Zi për t’i sjellë ushtarët në Kosovë.

Hoxhaj shkruan në Twitter se ideja ‘Srpski Svet po bëhet një kërcënim për orientimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë në kuadër të KFOR-it është një thirrje zgjimi për partnerët tanë në NATO. ‘Srpski Svet’ po bëhet një kërcënim për orientimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. Ndarja e unitetit të NATO-s në rajon dhe në Kosovë u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Moskës, askujt tjetër”, shkruan Hoxhaj.

Ndryshe, një ditë më parë u raportua se koalicioni qeveritar Fronti Demokratik pro-rus ndaloi dërgimin e ushtarëve malazezë në misionin e KFOR-it në Kosovë.

Lexo po ashtu Koalicioni qeveritar Fronti Demokratik pro-rus ndaloi dërgimin e ushtarëve malazezë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Jo vetëm presidenti malazez Milo Gjukanoviq ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Malit të Zi për të mos dërguar trupat ushtarake të këtij vendi në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Edhe ish- ministri malazez i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, ka thënë se heqja dorë nga dërgimi i një toge këmbësorie të Ushtrisë Malazeze në Kosovë nuk është e mirë për reputacionin e Malit të Zi si anëtare NATO-s.

Ish-ministri malazez ka thënë se me këtë veprim Mali i Zi tregon që nuk është në gjendje të respektojë detyrimet ndërkombëtare për shkak të rrethanave të brendshme politike. /Telegrafi/

Exit mobile version