Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se këtë fundjavë do të hapet pika kufitare Stanqiq-Bellanoc, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Hoxhaj ka falënderuar të gjitha institucionet të cilat kanë kontribuar në përfundimin e projektit për hapjen e kësaj pike e cila ka qenë e bllokuar për vite të tëra.
“Pas shumë vitesh stërzgjatje e ngecje, jam i lumtur që pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati dhe do të hapet këtë fundjavë për qytetarët. Faleminderit Komisionit Shtetëror të Kosovës për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit e institucioneve të tjera për bashkëpunimin dhe Qeverisë maqedonase, që për një vit falë vullnetit politik, ka përfunduar ky projekt, i cili për vite të tëra ishte i bllokuar”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/