Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Pas dorëheqjes së kryeministrit, situatë e re politike

Zëvendëskryeministri në dorëheqje Enver Hoxhaj, njëherësh zëvendëskryetar i PDK-së, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka reaguar duke thënë që nuk guxojnë të marrin vendime, pasi mund ta çojnë veten në Gjykatë Kushtetuese.

Hoxhaj sqaroi se është i vetëdijshëm që shumë institucione kanë nevojë për vendime të qeverisë, mirëpo në këto momente nuk do duhej ta bënin, transmeton Telegrafi.

“Një mbledhje e radhës pavarësisht situatave të reja politike që mund t’i kem, mund të ketë mbledhje…Një koordinim politik do të ishte më lehtë për ne, se sa të marrim një vendim për Gjykatën Kushtetuese. Nuk mendoj që duhet të marrim vendim që ta çojmë veten në Gjykatën Kushtetuese”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që institucionet kanë nevojë për vendim të qeverisë. Nuk mund të marrim vendime në këtë kohë”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq, në mbledhje të qeverisë kanë munguar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i AKR-së dhe Fatmir Limaj i Nismës. /Telegrafi/

Exit mobile version