Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në varrimin e Krenar Jeminit nga Mushtishti, punëtorit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.
Duke i shprehur ngushëllime familjes Jemini, Hoxhaj tha se Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se është thellësisht i tronditur me rastin, ndërsa ka theksuar se qeveria e Kosovës shumë shpejt do të dalë me hapa konkret për rritjen e sigurisë në vendin e punës.
“Si Qeveri e Kosovës e kemi prioritet dhe shumë shpejtë do të dalim me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/