Telegrafi

Hoxhaj në Suharekë për ditën e çlirimit: E gëzofshim për jetë e mot Kosovën!

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot vendlindjen e tij, Suharekën për të shënuar ditën e çlirimit.

Hoxhaj ka shkruar se besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve.

Postimi i plotë:

Sot në Suharekë, për të shënuar Ditën e shenjtë të Çlirimit. Për lirinë, tashmë mbarë bota e di, se shqiptari flijon shtëpinë, tokën por e jep edhe jetën – nga Hasan Prishtina e te Adem Jashari. Besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve. Deri në ditën e bekuar kur u themelua UÇK-ja, e cila me luftën e saj të pastër e të drejtë mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë. E gëzofshim për jetë e mot Kosovën!