Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka kujtuar masakrën e 23 vjetëve më parë në Srebrenicë, ku Serbia ushtroi gjenocid.
Hoxhaj, në një shkrim në Twitter thekson se bota e dëshmoi gjenocidin serb ndaj Srebrenicës.
“23 vjet më parë, bota dëshmoi gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë. Sot, mendimet tona janë me familjet e mijëra civilëve të vrarë brutalisht në një fushatë sistematike të orkestruar nga #Serbia. Kurrë nuk harrojmë”, ka shkruar Hoxhaj.