Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, e cila ndodhi sot në Mitrovicën e Veriut.
Hoxhaj përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se organet e drejtësisë janë duke e trajtuar rastin me urgjencë për t’i sjellë para drejtësisë sa më parë, përgjegjësit për këtë akt kriminal, në mënyrë që të shmanget çfarëdo manipulimi politik që mund të bëhet me rastin.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se janë shqetësuese reagimet impulsive dhe destruktive nga ana e autoriteteve në Serbi, të cilët, sipas tij, haptas po kërcënojnë për destabilizim të situatës dhe për ta prishur procesin e normalizimit.
“Përderisa motivet dhe autorët e vrasjes janë ende të panjohur, është brengosëse të shohim reagime kaq impulsive dhe destruktive nga ana e autoriteteve në Serbi, të cilët haptas po kërcënojnë me destabilizim të situatës, prishje të procesit të normalizimit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/
While the motives & actors are still unknown, it is worrisome to see such impulsive & destructive reactions of Serbian authorities who are openly threatening to destabilise the situation and to derail the normalisation process. 2/2
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) January 16, 2018
Strongly condemn the murder of Oliver Ivanovic today in northern Mitrovica. Kosovo law enforcement agencies are investigating the case with utmost urgency. To avoid political manipulation, responsible actors should be brought to justice as soon as possible. 1/2
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) January 16, 2018