Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Me këtë territor të Kosovës na kanë njohur 114 shtete

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha se raporti i Komisionit për Matjen e Territorit është kredibil dhe shumë serioz.

Ai këtë deklaratë e tha në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbledhur në orët e pasdites e ku akademiku Hivzi Islami , kryetari i këtij Komisioni, ka prezantuar raportin për matje të territorit.

Hoxhaj tha se me këta kufij dhe me këtë territor Kosovën e kanë njohur 114 shtete. Ai shtoi se marrëdhëniet mes Kosovës e Malit të Zi janë të shkëlqyeshme dhe se asnjëra nuk kanë pretendime territoriale ndaj njëra tjetrës.

Exit mobile version