Ratifikimi i marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi kërkon një konsensus të gjerë nga politikanët, si nga koalicioni qeverisës ashtu edhe opozita, thotë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në një diskutim në Qendrën për Marrëdhëniet Transatlantike në Universitetin Johns Hopkins, Hoxhaj tha se Ballkani Perëndimor është shndërruar në një lojë shahu gjeopolitik, ku ka ndërhyrje të faktorëve të jashtëm si Rusia.
Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se duhet të ketë një afat të kufizuar kohor. Ndërsa shton se duhet të intensifikohen përpjekjet për të forcuar institucionet e shtetërore dhe për të ecur përpara në procesin e integrimeve euroatlantike. /VoA/