Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka dhënë qëndrimin e tij rreth taksës së vendosur ndaj Serbisë.
Hoxhaj, ka thënë se taksa duhet të hiqet, sepse Kosova nuk mund ta rrezikojë miqësinë e shenjtë që e ka me Amerikën.
Ai thekson se interesi shtetëror i Kosovës është i pandashëm me interesin nacional të SHBA-së.
“Tarifa ka qenë mjet dhe jo qëllim! Qëllimi i jonë është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja ndërkombëtare! Tarifa ka qenë goditja jonë ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjes së sovranitetit tonë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj ka bërë thirrje që taksa të largohet dhe madje mos të vendoset as reciprociteti, duke shtuar se Kosova duhet të qëndrojë përkrahë aleatëve amerikanë dhe evropianë.
“Interesi shtetëror i Kosovës është i pandashëm me interesin nacional të SHBA-së. Qëllimi i jonë është përmbyllja e shtetndërtimit!
Si anëtar i qeverisë që kam propozuar tarifën, sot mendoj që ajo duhet të largohet dhe të mos vendoset as reciprociteti! Tarifa ka qenë mjet dhe jo qëllim! Qëllimi i jonë është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja ndërkombëtare! Tarifa ka qenë goditja jonë ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjes së sovranitetit tonë!
Çdoherë i kam besuar Amerikës dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta vëmë në pikëpyetje marrëdhënien e veçantë me partnerin më strategjik tonë dhe aleancën më të shenjtë! Hiqeni taksën dhe mos e vendosni reciprocitetin. Kërkesat dhe qëllimet tona përmbushen me mbështetjen e partnerëve tanë amerikanë e evropianë. Na duhet mençuri dhe vendosmëri për ta ngritë lartë flamurin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/