Deputeti i zgjedhur nga koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, Enver Hoxhaj tha sot se që në seancën e parë i kanë numrat e mjaftueshëm për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Hoxhaj i cili sot u regjistrua si deputet i ri beson se do të jenë përfaqësues të denjë për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij, koalicioni PAN ka mandatuar kryetarin e partisë për kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn për kryeministër.
Bashkë me Hoxhajn u regjistrua edhe deputetja Blerta Deliu, që për të është hera e tretë që zgjidhet deputete.