Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi, përkatësisht Tuzit që të dalin dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor që do të mbahet edhe disa ditë.
Hoxhaj ka thënë se akti i partive shqiptare për tu bërë bashkë duhet të shërbejë si një thirrje edhe për votuesit shqiptarë që të mobilizohen për t’i dhënë Tuzit me 3 mars një fitore kuq e zi.
Postimi i plotë:
Pak ditë na ndajnë deri tek mbajtja e zgjedhjeve historike për komunën e vogël por me simbolikë të madhe të Tuzit. Ftoj të gjithë shqiptarët e dashur malësorë ta shfrytëzojnë këtë shans të jashtëzakonshëm për të votuar për koalicionin e madh të partive shqiptare. Veçmas ftoj bashkatdhetarët nga kjo komunë të ndajnë pak kohë për të votuar shqip për Tuzin. Akti i partive shqiptare për tu bërë bashkë duhet të shërbejë si një thirrje edhe për votuesit shqiptarë që të mobilizohen për t’i dhënë Tuzit me 3 mars një fitore kuq e zi. /Telegrafi/