Site icon Telegrafi

Hoxhaj: Edhe opozita ka përgjegjësi për veprimet e Kurtit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj tha ka fajësuar edhe opozitën për veprimet e kryeministrit Kurti në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Hixhaj tha se edhe opozita ka përgjegjësi në raport me veprimet e kryeministrit  Albin Kurti me partnerët ndërkombëtarë.

”Një pjesë të përgjegjësisë e ka edhe opozita edhe PDK-ja edhe LDK-ja edhe AAK-ja. Ajo se çfarë po ndodh në këtë vend ka të bëjë edhe me përmbysjen e një sistemi që e kemi ndërtuar ne deri tash. Një opozitë që do ta kishte ndërgjegjen e plotë politike deri më tani do ta ndërtonte një bllok opozitar dhe përmes një platforme të përbashkët, i cili bllok merr përgjegjësi”, tha Hoxhaj, për RTV21.

Ai tha se çështja e dinarit është bërë për ta tërhequr vëmendjen nga dështimet e shumta të qeverisë Kurti.

Hoxhaj gjithashtu shtoi se, “vendi ynë vazhdon të jetë nën sanksione dhe asnjëherë nuk ka qenë në një pikë më të keqe në raport me partnerët ndërkombëtarë”.

”Nuk e përjashtojë mundësie që imagjinata e Kurtit është e gjerë që mund të del edhe me ndonjë hap tjetër simbolik të radhës për t’i mbuluar dështimet që i ka një qeveri në planin e brendshëm dhe të jashtëm”, tha Hoxhaj.

Ai  ka thënë se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, takohet çdo javë me kryeministrin e Kosovës, kush do qoftë në këtë post.

Sipas tij, në këto takime Kurti po i mashtron ata.

”Në të gjitha këto takime s’e di çka diskutohet, por në takimet që ne i kemi pasur e kemi informuar për çdo vendim. Kurti duket se në takim po i mashtron partnerët tanë. Papritmas po merr vendime që ata po i zë në befasi, totalisht të painformuar”, tha Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm, Hoxhaj tha se ajo se çfarë ka ndodhur në muajin shtator të vitit të kaluar në Banjskë mund të përsëritet.

”Çka më shqetëson ajo se çfarë ndodhi në Banjskë neve na duket s’i një episod i izoluar. Ajo mund edhe të përsëritet”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj ka komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi që sot tha se nga Brukseli ka pasur kërkesë që për çështjen e dinarit të ketë takim mes Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme.

”Bislimi bën një deklaratë se për dinarin nuk bisedojmë në Bruksel me Serbinë. Mbi të gjitha Kosova ka vendosur në një mënyrë të veçantë për temat që duhet të jenë pjesë e dialogut”, tha ndër tjera Hoxhaj.

Hoxhaj tutje ka shtuar se ”dinari e ka zëvendësuar temën e Banjskës. I ka dhënë frymë Serbisë që të sillet në politikën ndërkombëtare”, shtoi Hoxhaj.

Exit mobile version