Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter Hoxhaj, theksoi se bota ndodhet në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive.
Sipas tij, Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë.
“Dërgesa e fundit i armëve nga Kina në Serbi, më parë edhe nga Rusia, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë.”, ka shkruar Hoxhaj.
Reagimi i Hoxhajt erdhi pasi aleati rus, Serbia, ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.
Mediat dhe ekspertët ushtarakë thanë të dielën se gjashtë avionë transportues të Forcave Ajrore Kineze Y-20 u ulën në aeroportin civil të Beogradit herët të shtunën, duke raportuar se mbanin sisteme raketore HQ-22 për ushtrinë serbe.
Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake u fotografuan në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit.
Dorëzimi i armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, u pa nga ekspertët si një demonstrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës./Telegrafi/
The recent delivery of arms by #China to #Serbia, previously by #Russia, poses a serious threat to #WB, especially #Kosovo. We’re in an era when states are divided into democracies vs. autocracies. China & Serbia have chosen the latter to be together. https://t.co/QCGVnAwQXH
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 10, 2022