Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj pati një kritikë për shefin e diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell dhe emisarin e tij si ndërmjetësues të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Hoxhaj tha se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjell, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtar, se nuk do të ndodhë në këtë fazë.
“Nuk ka të bëj shumë me qëndrime partiake. Përtej ngjyrave partiake, nuk gabojmë me reduktu interesin e vendit në interest ë ngusht të PDK-së. Për më shumë, të gjithë kemi fol që qëllimi i dialogut është marrëveshja finale, njohje e ndërsjellë. Kjo është paradigm e re. Tash po na thonë partneret tanë, që në këtë fazë jo. Këtu duhet të shtrohet pyetja, 99 është vendosur KFOR-i, ky vend është çliru, e në 2008 e kemi shpall pavarësinë.”, tha Hoxhaj në Kanal 10.
Hoxhaj tha se anëtarësimet e Kosovës nëpër shumë organizata ndërkombëtare janë falë mbështetjes amerikane. Lajcak e Borell e ndau për kritika për të dy pasi vijnë nga dy shtete anëtare të BE’së që s’njohin Kosovën, një lloj hipokrizie e vlerësoi ish shefi i diplomacisë.
“Kurti duhet të ketë listë për anëtarësimet nëpër organizata botërore, si ajo e Tregtisë, UNESCO, e organizatat tjera rajonale që janë etike, dhe pastaj nuk mundet Borelli e Lajcaku, njëri spanjoll e tjetri sllovak të na shesin tërë kohën mend se si të jenë ndërmjetësues dhe të mos i bindin qeveritë e tyre. Nuk është Sllovakia, Kinë”, shtoi tutje Hoxhaj.