Site icon Telegrafi

Hoxha: Vendimi për liberalizimin e vizave, pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian

Foto: Arkiv

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka thënë se Kosova nuk ka humbur asnjë cent dhe se sipas saj, Kosova është në rrugë te mirë për përfitime tjera nga Fondi i Bashkimit Evropian.

Ajo në takimin që zhvilloi me ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi me të cilën diskutuan për projekte që ndikojnë në krijimin e një mjedisi më të mirë për qytetarët e Kosovës, theksoi se Kosova është përfituesi i dytë më i madh në botë për kokë banori nga fondet e Bashkimit Evropian.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi

Ministrja Hoxha foli edhe për liberalizimin e vizave ku tha se shtetet anëtare të BE-së nuk dëshirojnë të marrin një vendim për këtë çështje deri pas përfundimit të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Sipas saj Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Në takim u diskutua për ndërrimin e filtrave të Kosovës B, ndërtimin e deponisë së materieve të rrezikshme në Fushë Kosovë etj. I gatshëm për përfundimin e këtyre projekteve u shpreh ministri Matoshi./kp/

Exit mobile version