Yll Hoxha do të vazhdoj të jetë pjesë e Feronikelit.
Mesfushori anësor nga Prishtina, ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Niklit edicionin e kaluar.
Ish-anëtari i Kukësit dhe Vllaznisë së Shkodrës ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër me klubin nga Drenasi.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Feronikelit në rrjetin social Facebook.
“Mesfushori dhe njëri ndër lojtarët më në formë në sezonin e kaluar tek Feronikeli, Yll Hoxha, e ka vazhduar kontratën e tij me klubin edhe për një vit”.
“Hoxha është bërë pjesë e Feronikelit në fillim të vitit 2017 dhe para ardhjes, karrierën e tij e ka zhvilluar edhe në Finlandë dhe Shqipëri”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi.
Hoxha në futbollin kosovar ka bërë karrierë edhe te Prishtina e Hysi, ndërsa ai ka luajtur edhe në Finlandë për Inter Turkun. /Telegrafi/