Kuvendi i Republikës së Kosovës sa më shpejt duhet ta ratifikojë demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, në të kundërtën Bashkimi Evropian fillon ta humbë interesimin për Kosovën.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë të mbesin të izoluar.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ajo ka thënë se Kosova nuk mund të humbasë më shumë kohë për çështjen e demarkacionit.
Ministrja Hoxha ka deklaruar se me ratifikimin e shpejtë të demarkacionit përfundon edhe izolimi i Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ajo ka thënë se tashmë një gjë është e qartë, se liberalizimi i vizave është në duart e politikanëve të Kosovës.
Hoxha ka theksuar se deputetët si të zgjedhur të popullit duhet të marrin vendim për të ardhmen e vendit në mënyrë që ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi.