Qeveria e Kosovës sot në mbledhje ka miratuar Projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 264 euro bruto ose 250 euro neto.
Kurti bëri të ditur se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë.
Ylli Hoxha në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ka një avancim me rritjen e pagës minimale.
“Edhe paga 250 euro nuk mund të quhet e mjaftueshme edhe nëse punojnë dy persona. Por përcaktimi pagës minimale nuk është çështje vullneti por edhe mundësi reale që ka ekonomike. Përcaktimi i një page shumë më të lartë do të ndikonte në rritje të tjera të çmimeve”.
Hoxha thotë se Kosova qëndron njëjtë me rajonin sa i përket edhe vendeve të rajonit.
“Serbia ka pagë minimale 344 euro, Mali i Zi 331 euro, Shqipëria 213 euro, Maqedonia e Veriut 282 euro. Edhe paga minimale e Kosovës prej 264 euro është e kësaj linje”.
Hoxha thotë se duhet të ketë një rregull edhe për ngritjen automatike të pagës minimale varësisht nga rritja ekonomike.
“Nëse shkohet përtej mundësive të biznesit rritja e pagës ndikon në ekonominë e vendit. Mund të shkaktohen shumë dëme në biznese nëse nuk rriten ndjeshëm çmimet e produkteve të tyre”, deklaroi Hoxha./Telegrafi/