Telegrafi

Imami i Drenasit përplaset me përfaqësuesin hebraik për peshën e njohjes së Kosovës nga Izraeli

Imami i Drenasit, Osman Musliu është përplasur në “Debat Plus” me delegatin e Kongresit Botëror Hebre për Kosovën, Flori Zevi për rëndësinë e njohjes nga Izraeli.

Përfaqësuesi i Korpusit Diplomatik Hebre për Kosovë ka thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli nuk bënë të minimizohet e as krahasohet me njohjet tjera.

“Njohja nga Izraeli është e barabartë me të gjitha 113 njohjet tjera që ka marrë Kosova”, ka thënë Zevi, përcjell Telegrafi.

Mulla Osmani ka reaguar duke thënë se edhe vendet tjera kanë nga një votë ashtu sikurse Izraeli.

“Izraeli është shtet i fortë por nuk është i barabartë me njohjen e të gjitha vendet tjera. Bën të jesh më të fortin – Izraeli është shtet i fortë, por jo edhe ta duash të fortin”.

Osmani ka thënë se vendosja e ambasadës së Kosovës në Izrael është “e keqja e domosdoshme”.

“Interesi i Kosovës sot është të bëjmë miq. Ne kemi nevojë ëpr çdo shtet-edhe për ato të Afrikës”, tha ndër të tjera .

Musliu me Zevin janë përplasur edhe për Turqinë.

Derisa Musliu ka thënë se Turqia është shtet shumë mik i Kosovës dhe po e ndihmon shumë Kosovën.

“Turqia është i vetmi shtet që i ka rrëzuar avion Rusisë”, ka thënë Musliu.

“Turqia tashmë është mike me Rusinë në Siri”, i është përgjigjur Zevi-Musliut duke i kujtuar se rrëzimi i avionit ka ndodhur pesë vite më parë./Telegrafi/