Site icon Telegrafi

Hoxha për zhvillimet në RDK: I kënaqët tradhëtarët!

Ish komandanti i UÇK-së dhe ish kandidati për deputet nga radhët e RDK-së në zgjedhjet e vitit 2014 Xhezair Shaqiri ka komentuar ngjarjet në RDK ku kryesia shkarkoi Vesel Memedin dhe emëroi Fadil Zendelin për kryetar, ndërsa Vesel Memedi vazhdon të thotë se ai është dhe do të mbetetet kryetar i RDK-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Xhezair Shaqiri-Hoxha shkruan “Të nderuar shok. Me respekt të madh ndaj jush.

Dua ti them disa fjalë në publik edhe unë meqë ju njoh mirë. Jeta më ka mësuar të dalloj të vërtetën nga e pa vërteta, shokët dhe armiqtë për atë dhe jam ngujuar në bjeshkët e Karadakut. Jam mëse i bindur që Vesel Memedi, Rufi Osmani, Artan Dika, Zenun Ismaili etj, jeni shok të mirë e Shqiptar të ndershëm dhe keni rran në kurthin e kohës në shpifje ndaj njëri tjetrit, mosni të nderuar se nuk ju ka hije shpifjet ndaj njëri tjetrit. Eshtë mirë që të takoheni në Gostivar apo Kosovë, o në Tanushë apo kudo që e keni më lehtë si shok dhe ti shfaqni mendimet dhe dilemat me njëri tjetrin e si të doni edhe rrahuni mes vete dhe në fund përqafohuni dhe vazhdone punën që keni filluar bashk për t’i ndihmuar këtij populli të shtypur e leni shpifjet ndaj njëri tjetrit në publik. Ditëve të fundit keni kënaq tradhetarët dhe armiq të popullit me akuza të ndërsjella dhe keni hutuar opinionin. Unë pres që edhe Ziadin Sela dhe këta të Besës të kenë sulme kohëve të fundit për të vetmen arsye se jeni shpresa e vetme e Shqiptarëve të Maqedonisë. Patriotizmi dhe burrëria e juaj ju obligon që sa më shpejt të beni atë çka presim nga ju: bashkimin e patjetërsueshëm për të na mbrojtur gjithë ne nga sulmet e tradhëtarëve dhe kriminelëve. Lodhne pak mendjen se sa të këqija ka patur ky popull nga tradhëtarët deri tani dhe pa dyshim se do të keni më leht t’i leni akuzat e pa baza ndaj njëri tjetrit dhe të bashkoheni në një mision të shenjtë. Ta keni parasysh që një ditë të pa shmangshme do të jepni llogari para Krijuesit të Gjithësisë për akuzat të pa baza ndaj njëri tjetrit” përfundon mesazhi që Xhezair Shaqiri Hoxha jua drejton Vesel Memedit dhe Fadil Zendelit, dy kryetarët e RDK-së sipas ngjarjeve të fundit./Telegrafi/

Gjithashtu lexo:Kryesia e RDK-së shkarkon Vesel Memedin
Gjithashtu lexo:Zendeli: RDK do të vazhdoj bashkëpunimi me LR-PDSH, me BESA dhe UNITETI-n (Video)
Gjithashtu lexo:Memedi: Këta janë persona jo legjitim
Gjithashtu lexo:Memedi: Unë jam dhe mbetem kryetar!

Exit mobile version