Site icon Telegrafi

Hoxha për ikjen e profesionistëve: Situatës i ka kontribuar edhe atmosfera negative e krijuar në Prishtinë

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se në Kosovë kriza nuk është vetëm te papunësia, por sipas tij problemi është edhe te familjet qe kanë madje edhe dy punësuar.

“Në Kosovë ka edhe familje që nuk kanë asnjë të punësuar dhe iniciativa e qeverisë për nga një të punësuar për çdo familje është për t’u përshëndetur, por me këtë nuk zgjidhet thelbi i problemit”, tha ai në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.

“Problemi në Kosovë është që edhe ata që punojnë i kanë punët keq. Edhe familjet me dy të punësuar i kanë punët keq në Kosovë. Nëse e marrim një qift që i kanë dy fëmijë dhe paga e tyre bashkërisht nuk i kalon një mijë euro, ata nuk kanë një jetë me prosperitet. At para ndoshta janë të mjaftueshme vetëm për të kaluar muajin por nuk kanë prosperitet”.

Lexo po ashtu Azemi: Shumica e punëtorëve që kanë mbetur në Kosovë janë të pakualifikuar, bizneset do ta kenë vështirë

Hoxha thotë se mjekët që po ikin nga Kosova kanë një shans më të mirë për të ndërtuar një jetë të mirë.

Analisti megjithatë thotë se në Kosovë është krijuar një atmosferë negative për jetë.

“Duhet të ndryshojmë rrjedhën e situatës që jemi. Kësaj psikoze i ka kontribuar edhe atmosfera e përgjithshme negative e krijuar në Prishtinë”, deklaroi ndër të tjera Ylli Hoxha./Telegrafi/

Exit mobile version