Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në nëntë vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka thënë se në këtë përvjetor assesi nuk duhet të harrohen ata që sakrifikuan gjithçka dhe kontribuuan që sot të gëzojmë Kushtetutën e vendit.
Hoxha ka thënë se miratimi i Kushtetutës, përveç vuri themelet e shtetit të Kosovës, po ashtu vuri themelet e vlerave dhe parimeve demokratike të cilat populli ynë i përqafoi.
” Respektimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe sundimi i ligjit është obligim i të gjithë qytetarëve.
Të gjithë ne duhet të besojmë në vlerat dhe parimet kushtetuese, duhet të besojmë fuqishëm në shtetin tonë dhe të ardhmen e tij evropiane”, tha Hoxha./Telegrafi/