Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku u zgjodh kryesia e katërt që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.
Në RTV Dukagjini analistët kanë komentuar përbërjen e re të Kryesisë së LVV-së.
Ylli Hoxha thotë se është i befasuar që në këtë organ të rëndësishëm të partisë kanë gjetur vend edhe dy humbësit e garave në Prishtinë dhe Prizren.
“Dy personalitete që mendoj se gabimisht janë futur në kryesi janë dy njerëzit që kanë humbur garat e rëndësishme në Prishtinë e Prizren. Mendoj që nuk ka pasur kuptim, do duhej t’i shihnim në kryesi dy figura të reja nga Prishtina e Prizreni. Mendoj që është shpenzim i kotë i energjisë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje me këta dy emra”.
Ylli Hoxha ka thënë se Liburn Aliu nuk ka dashur të jetë pjesë e kryesisë në bazë të emrave që i ka parë.
Hoxha ka thënë se është mangësi për LVV-në mungesa e një anëtari të kryesisë siç ka qenë Liburn Aliu.
“Liburn Aliu ishte një prej zërave të rrallë që ka pasur kapacitet të qojë deri në fund mendimin e vetë politik, në qoftë në kundërshtim me Albin Kurtin”, ka thënë Yll Hoxha, ish-anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Anëtarët e Kryesisë së LVV-së janë:
Mrika Limani Myrtaj
Dejona Mihaili
Alban Hyseni
Arben Vitia
Arbër Zaimi
Besnik Bislimi
Elvis Hoxha
Fatmire Mulhaxha Kollçaku
Fitore Pacolli
Hekuran Murati
Mytaher Haskuka
Saranda Bogujevci
Tinka Kurti
Vlora Haxhimehmedi
Xhelal Sveçla
Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:
Albin Kurti, Kryetar i LV
Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV
Alim Rama, Sekretari Organizativ
Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm
Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve
Albulena Haxhiu, GVV
Behar Jashari, RVV
Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së
Hajrulla Çeku, Drejtues i SMN-së