Telegrafi

Hoxha: Kushtetuta është frymëzim për vlerat integruese

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Hoxha, ka shkruar se Kushtetuta është ndërtuar nga vullneti dhe e drejta e qytetarëve me plot respekt për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është vepra më madhore pas pavarësisë tonë, e ndërtuar nga vullneti dhe e drejta e qytetarëve me plot respekt për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e secilit qytetar pa dallim, të deklaruara mbi konventat e pranuara ndërkombtarisht.

Kjo vepër e ndërtuar mbi traditën më përparimtare të qytetarëve tonë, përbën gurin themeltar dhe krenarinë e gjeneratës së pavarësisë, në shërbim të nevojave, mundësive dhe synimeve të vendit tonë.

Këtu, ne gjejmë frymëzim, për ecjen tonë, drejt vlerave integruese euro-atlantike. Ne do të jemi përjetësisht falënderues ndaj kontribuuesve për këtë të arritur.
Qytetarë të vendit tim, gëzuar Dita e Kushtetutës!”, ka shkruar në Facebook, Dhurata Hoxha./Telegrafi/