Telegrafi

Hoxha: Kurti do t’i shpeshtojë vizitat në veri, jemi në fushatë paraelektorale

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, ka thënë se vizita e kryeministrit Albin Kurtit sot në veri, ishte e zakonshme dhe se në rrethana të tjera s’do përbënte as lajm.

Hoxha tha se këto vizita do të shpeshtohen për shkak se, sipas tij, janë afër zgjedhjet e përgjithshme.

“Jemi në një fushatë paralektorale. Do të shpeshetohen këto vizita. Nuk është vizitë përmbajtësore, është vizitë normale. Në kushte normale nuk do të duhej të ishte temë. E pamë edhe një përshëndetje simbolike me ushtarët e KFOR-it, do të mësohemi këto ditë me disa vizita. Të paktën të kursehemi te vizitat e disa ministrave, të paktën shkon kryeministri bëhet temë më serioze. Është vizitë shtetërore e zakonshme nën petkun elektoral”, tha ai, për RTV Dukagjini.