Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Integrime, rreth përmbushjes së kritereve nga ana e Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave.
Hoxha ka thënë se Kosova ka pasur 95 kushte, ku deri më tani nga Komisioni Evropian i fundit ka qenë në maj të vitit të kaluar.
Ajo ka thënë se miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, është hap kyç për përshpejtimin e procedurave për liberalizimin e vizave.
Sa i përket luftimit të korrupsionit janë shënuar hapa konkret ka deklaruar ministrja Hoxha. Ajo ka thënë se janë shënjestruar 39 raste.
Hoxha ka thënë se vendimi për heqjen e vizave tash është në duart e BE-së, duke shtuar se procedurat vendimmarrëse të mos zgjasin më shumë se gjashtë muaj. /Telegrafi/