Site icon Telegrafi

Hahn: Në ditët vijuese do të nisë koordinimi i hapave për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionarin Johanes Hahn, nga i cili ka pranuar urimet për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxha ka thënë se me Hahn u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm për procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë:

Në bisedën telefonike me Komisionarin Hahn, pranova urimet për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Komisionari Hahn e rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke vënë në pah perspektivën tonë evropiane. U dakorduam se në ditët vijuese do të ketë koordinim për hapat e mëtutjeshëm për procesin e liberalizimit të vizave. /Telegrafi/

Exit mobile version