Site icon Telegrafi

Hoxha: Është dëshmuar paaftësia jonë për ta ndryshuar gjendjen në veri pa ndërkombëtarët

Analisti, Ylli Hoxha, ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është kthyer në pikën zero.

Ai ka thënë se është kuptuar paaftësia e lidershipit kosovar për ta ndryshuar gjendjen në veri pa koordinim ndërkombëtar.

Por sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe vetëm se është dëshmuar se nuk ka kapacitete për ta ndërruar gjendjen në veri pa leje të ndërkombëtarëve.

“Jemi kthy në situatën zero. Brenda kësja periudhe është dëshmu paaftësia e lidershipit që të ndryshojë gjendjen në veri me iniciativë vetanake pa koordinim ndërkombëtar”.

“S’ka ndodhë gjë e madhe…Bindja që ekziston që ta ndryshojmë gjendjen si rezultat i vullnetit tonë, ka tregu që nuk funksionon”, ka deklaruar Hoxha në RVD/Telegrafi/

Exit mobile version