Site icon Telegrafi

Hoxha: Biznesi me Kosovën ka rënë për shkak të mos ndërtimit të rrugës në Bllacë

Biznesi shqiptar në Maqedoni është e përqendruar në eksportin drejt Kosovës, por mungesa e infrastrukturës ose të dobët që na lidh me fqinjin tonë verior ka kontribuar që eksporti në Kosovë në pesë vitet e fundit ka rënë për 2.5 herë, kështë është shprehur Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike për Maqedoninë Veri-Perëndimore, në fillim të konferencës ’25 vite pavarësi të Maqedonisë’, e cila u mbajt sot në Shkup.

“Ne kërkojmë, inicimin e ndërtimit të autostradë në Bllacë, në mënyrë specifike në Kosovë, të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur 13 kilometrazhi magjistral, e cila nuk është shumë në vlerë, do të kryejë një përfitim shumë të madhe për ekonominë e Maqedonisë. Ne e dimë se në vitin 2011 në Maqedoni, qarkullimi me Kosovën ishte 550 milion euro eksport dhe 30 milion euro import”, tha Nebi Hoxha.

Hoxha u bëri thirrje autoriteteve dhe politikanëve që të përqëndrohen në investime kapitale që sjellin përfitime për ekonominë dhe për biznesin.

Në konferencën e sotme me të ftuar të shquar, pritet të vendosen vija të kuqe në ekonomi për të gjithë, pa marrë parasysh se cilit opcion politik i takojnë, për të rënë dakord me konsensus, për të bërë një strategji për 25 vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version