Mbrojtësi i Schalkes, Benedikt Howedes, është praktikisht lojtar i Juventusit.
Sky Sport Italia konfirmon se lojtari ka arritur marrëveshje me Bianconerët.
Ai do të arrijë gjatë mbrëmjes në Torino, kurse testet mjekësore i ka të aranzhuara për të mërkurën.
Ky është tjetër përforcim serioz për mbrojtjen e Juventusit, pas largimit të Bonuccit në drejtim të Milanit. /Telegrafi/